ZHGËNJYESE / Publikohen video, tifozët anglezë ггahin ata italianë jashtë stadiumit

Italia u shpall mbrëmë kampione e Europës në finalen e madhe në Uembli të Anglisë, duke fituar përmes penaltive përfaqësuesen e “tre luanëve”. Anglezët luanin për herë të parë në një finale europiani duke pasur mundësinë historike për ta mbajtur kupën e EURO 2020 në shtëpi. “It’s coming home” apo “po vjen në shtëpi” ishte motoja e tifozëve anglezë për kupën europiane, por që nuk u realizua, pasi italianët ua prenë ëndrrat, përcjell in7. Italia ia ka dalë të shpallet kampione e europës në finalen e Wembley, duke mposhtur Anglinë 3-2 me penallti. Heroi i italianëve Donnarumma arriti të presë dy penallti të anglezëve duke i dhënë kështu trofeun italianëve i cili është i dyti në histori.

Ndërkaq, pas përfundimit të takimit, tifozët anglezë të mllefosur nga humbja dhe nga fakti se “kupa shkoi në Romë”, dëshironin të marrin hąk tek tifozët italianë që kishin ardhur në Uembli për ta përkrahur kombëtaren e tyre. Dhjetëra video filluan të qarkullojnë në rrjet ku shiheshin grupe tifozësh vendas, duke su1muar tifozët e pafajshëm dhe të pambrojtur italianë që po dilnin nga stadiumi. Pamje të shëmtuara që i dhanë shije të keqe kësaj nate të feste për sportin më të dashur në botë./in7.tv/

Be the first to comment on "ZHGËNJYESE / Publikohen video, tifozët anglezë ггahin ata italianë jashtë stadiumit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*