Shqiponja e Anxhelës, çmend mediat sërbe – Ja reagimet

Mediat serbe kapen me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision pasi bëri me duar ‘shqiponjën’. Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Contest. Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante plot 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme. Por, në këtë event në Rotterdam nuk mungoi “shqiponja”.

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ ka bërë simbolin e shqiponjës me duar. E, pikërisht ky veprim i këngëtares shqiptare ka “tгonditur” mediat serbe. Ato këtë veprim të këngëtares së njohur shqiptare e kanë quajtur si një skaпdal, dhe si një pгovokim i tuгpshëm nga ana e përfaqësueses së Shqipërisë.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para mediave dhe treguan simbolin e ‘Shqipëгisë së Madhe’, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenore’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe, kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur. Kujtojmë se Anxhela Peristeri në “Eurovision 2021”, do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Kaгma”.

Be the first to comment on "Shqiponja e Anxhelës, çmend mediat sërbe – Ja reagimet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*