Çfarë mrekullie / Rama publikon projektin për Portin e Durrësit

“MIRËMËNGJES dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për tгansformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë.” Kështu e ka nisur ditën sot kryeministri shqiptar, Edi Rama, përcjell in7.

Ishte nëntori vitit të shkuar, ku në Emiratet Bashkuara Arabe kryeministri Edi Rama, me princin e kurorës nënshkuan një marrëveshje për ta kthyer portin e Durrësit nga një port mallrash tërësisht të dedikuar turizmit. Disa muaj më pas, kompania EMAAR përfundoi dhe prezantoi masterplanin se si do të duket Durrësi. Punimet e tгansformimit të këtij porti pritet të përfundojnë në një afat kohor 4 deri 6 vjet. Projekti parashikon që porti Durrësit të jetë 2 herë më i madh sa ai Tivarit në Malin e Zi. Jahtet e ankoruara do të jenë të gjatësisë nga 15 deri 200 metra. 1.264.552 m2 është hapësira dedikuar 12.000 njësive të banimit për 46.000 rezidencë. Mbi 47.000 janë planifikuar për shërbime ku përfshihen mbi 170 dyqane ndërsa 47.000 m2 të tjerë, për ndërtim hotelesh. Zonja e gjelbër do të ketë 80.000 pemë. Në qendër të portit është parashikuar ndërtimi një hoteli shumëkatës, i ngjashëm me kullë-gëгvishtësit e Dubait, shkruan TCH.

Be the first to comment on "Çfarë mrekullie / Rama publikon projektin për Portin e Durrësit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*