“Çfarë çike” – Rama habitet nga modestia e Dua Lipa-s, ja çfarë mesazhi i kushtoi

Kryeministri Shqiptar, Edi Rama ka takuar sot artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Rama ka shpërndarë fotografinë me Duan, ndërsa i ka bashkuar edhe një mbishkrim. Vlerësimi i Ramës për Dua Lipan duket të jetë i veçantë, përcjell in7.

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Be the first to comment on "“Çfarë çike” – Rama habitet nga modestia e Dua Lipa-s, ja çfarë mesazhi i kushtoi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*