Ç’bëjnë bashkë Antonela me Mevlanin? – Tea i nxjerr zbuluar, ua publikon videon

Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba kanë qënë dy konkurentët më të komentuar të emisionit Për’puthen. Të dy në fillim të emisionit patën takime sëbashku, por nuk u lidhën, duke vazhduar rrjedhën e emisionit në kahje të kundërta. Por në fund të sezonit të Përputhen, ishte Antonela ajo që u rrëfye mes lotësh, duke thënë se do të dëshironte ta provonte sërish me Mevlanin brenda emisionit. Kaq mjaftonte që në media dhe në rrjete sociale të fillojnë thashethemet, përcjell in7.

Para disa ditëve, të dy ishin pjesë e mediave rozê, duke pretenduar se i kanë parë bashkë duke hyrë në një hotel. Por kjo nuk u vërtetua nga askush. Sonte, siç duket Mevlani ka qënë pjesë e emisionit të ri të Antonelës. Kjo duket nga video e publikuar nga Tea Trifoni.

“Kujt po i duket deja vu”, pyet Tea në videon e publikuar në Story, ku duken Antonela me Mevlanin duke bërë prova.

Be the first to comment on "Ç’bëjnë bashkë Antonela me Mevlanin? – Tea i nxjerr zbuluar, ua publikon videon"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*