BDl Kumanovë: Përkrahim kandidatin shqiptar për kryetar komune

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë, ka marrë vendim të ri në lidhje me zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. BDl dhe LSDM kanë marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë të kandidatëve pë kryetar komunash me çka në komunat ku shumica janë shqiptarë, LSDM nuk ka nxjerrur kandidat, ndërsa tek komunat e drejtuara nga maqedonas, BDl përkrah kandidatët e LSDM-së. Por megjithëse ka marrëveshje, e njëjta siç duket nuk do të vlejë për Kumanovën. Kjo degë e BDl-së ka specifikat e saj, ndërsa ka pësuar edhe disa tronditje ndër vite. Sot përmes një kumtese, nga BDl – Kumanovë njoftojnë se në këto zgjedhje nuk do të përkrahin kandidatin e LSDM-së. Ata thonë se qëndrojnë pas kandidatit shqiptar të propozuar nga Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, ndërsa aktivistët dhe votuesit e BDl-së do të orientohen fuqishëm për listën e këshilltarëve.

“Vlerësojmë se gara në Komunën e Kumanovës është specifike. Përvoja në të kaluarën ka dëshmuar se mbështetja e parezervë ndaj një kryetari maqedonas, nuk na ka ndihmuar si shqiptarë, përkundrazi u ka dhënë zemër më shumë kryetarëve maqedonas për të diskгiminuar edhe më shumë. Prandaj, blloku politik shqiptar duhet ta koncentrojë votën në një kandidat, me qëllim që në rrethin e dytë të arrijnë të bëjnë marrëveshjen e duhur në të mirën e qytetarëve shqiptarë të kësaj komune”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDl – Kumanovë.

BURIMI

Be the first to comment on "BDl Kumanovë: Përkrahim kandidatin shqiptar për kryetar komune"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*