Bashkëshorti e tradhtoi, divorcohet pas 25 vitesh Alma Bektashi?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi, tash e sa kohë ka qëndruar larg botës së televizionit, njofton Insajderi. Pothuajse gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private dhe rrallëherë ka folur për familjen e saj. Së fundmi Alma është përfolur në mediat rozë pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa la vendlindjen, Tiranën, për të jetuar në Prishtinë. Por, disa prej mediave në Shqipëri kanë raportuar për një ndarje të mundshme mes dyshes.

Ky i fundit sipas “Panorama Plus” dyshohet se ka tradhtuar artisten me një psikologe rreth 20 vite më të re në moshë, e që si pasojë ka çuar në ndarjen e çiftit. Këto dyshime i shton fakti se Bektashi i ka fshirë të gjitha fotografitë familjare dhe ato me bashkëshortin në rrjetet sociale. Vet Alma nuk ka pranuar që të komentojë mbi këto aludime dhe raportime në media deri më tash./Insajderi.com

Be the first to comment on "Bashkëshorti e tradhtoi, divorcohet pas 25 vitesh Alma Bektashi?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*