Baraz në ndeshjen e kontrollit, Sllovenia shpëtoi nga humbja në kohën shtesë nga arbitri

Baraz në ndeshjen e kontrollit, Sllovenia shpëtoi nga humbja në kohën shtesë nga arbitri

Shkup, 1 qershor 2021 (MI)A – Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, në Shkup, në ndeshjen miqësore luajti baraz 1:1 me Slloveninë. Golin që i çoi në epërsi nikoqirët e shënoi Elif Elmas në minutën e 55-të pas aksionit që filloi nga Boban Nikollov, ndërkaq e vazhdoi Ezgjan Alioski i cili realizoi goditje të shkëlqyeshme.

Mysafirët barazuan në minutën e fundit të kohës shtesë nga arbitri përmes Domen Çërnigoj.

Ky është dueli i parë nga dy duelet kontrolluese për “verdhë e kuqtë” para paraqitjes në Kampionatin Evropian për dhjetë ditë.

Siç edhe paralajmëroi, seleksionuesi Igor Angellovski ndeshjen e filloi pa kalkulime, në përbërjen më të fuqishme. Mungoi vetëm Enis Bardhi i cili është pozitiv në koronavirus.

Pas më shumë se një viti, në tribunat e stadiumit “Todor Proeski” u kthyen tifozët. Edhe pse kapaciteti ishte kufizuar në 30%, futbollistët e Maqedonisë së Veriut patën mbështetje të madhe nga tifozët e tyre.

Të përzgjedhurit e Angellovskit, pas tre ditëve do të luajnë edhe një ndeshje miqësore, në Shkup do të vijë mysafir Kazakistani.

Be the first to comment on "Baraz në ndeshjen e kontrollit, Sllovenia shpëtoi nga humbja në kohën shtesë nga arbitri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*