“Ballkani vatër infeksioni”, Rama kritikon ministrin gjerman: Është skandal

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përplasje në distancë me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në një prononcim për median Bild, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi deklaratat e zyrtarit të kabinetit të kancelares, Angela Merkel, i cili tha se gjysma e të gjitha infeksioneve me Covid-19 në Gjermani verën e kaluar erdhën si shkak i vizitave familjare nga emigrantët në Ballkan.

“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin”, është shprehur Rama. Kryeministri shton se nuk do të lejojë që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet në sezonin e pushimeve, pasi sipas tij nuk ka shifra për ta provuar këtë.

“Ministri gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi e stereotipe kundër Ballkanit”, thekson ndër të tjera Rama.

Ministri gjerman nuk kërkoi ndalimin e udhëtimeve por vetëm që njerëzit të testoheshin./rel

Be the first to comment on "“Ballkani vatër infeksioni”, Rama kritikon ministrin gjerman: Është skandal"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*