Avokati i Popullit kërkon zgjidhje të përkohshme për letërnjoftimet e skaduara

Avokati i popullit kërkon nga Qeveria dhe bankat afariste të gjejnë zgjidhje të përkohshme për qytetarët me letërnjoftime të skaduara. Avokati i popullit kërkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut urgjentisht,  së bashku me bankat afariste të gjejë zgjidhje të përkohshme me të cilat do t’u dalë në ndihmë qytetarëve, të cilët për shkak të pamundësisë në kohë t’i vazhdojnë dokumentet e tyre, veçanërisht letërnjoftimet,  për shkak të mospasjes së terminit përkatës për nxjerrje të dokumenteve të cilët në ndërkohë u kanë skaduar, përballen me probleme, dhe nuk mund t’i marrin paratë nga banka, si pensionet, pagat dhe të ardhurat tjera personale dhe t’i paguajnë fakturat.

“E palejueshme është dobësitë në sistemin për dhënien e dokumenteve personale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të cilën avokati i popullit menjëherë ka reaguar,  të shkelen mbi kurrizin e qytetarëve, dhe padrejtësisht t’u krijojnë probleme plotësuese, veçanërisht që në parim bëhet fjalë për kategorinë e qytetarëve të cilët përkasin në grupin e më të moshuarve të cilët nuk i shfrytëzojnë shërbimet bankare digjitale, por vetëm ato tradicionale, gjegjësisht pensionet dhe pagat, i marrin nga sportelet e bankave”, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit.

Sipas avokatit të popullit, këto qytetarë , jo për fajin e tyre janë vënë në pozitë të palakmueshme, nga njëra anë të mbesin pa mjetet bazë për jetë, ndërsa nga ana tjetër, për shkak të pamundësisë t’i shlyejnë borxhet ndaj ndërmarrjeve publike dhe dhënësve tjerë të shërbimeve (energji elektrike, ujë, telefon) të frikohen se do t’u ndërpriten. Avokati i popullit, gjithashtu, përkujton se këtë vjeshtë ekziston mbajtja e regjistrimit si dhe e zgjedhjeve lokale, operacione për zbatimin e të cilave qytetarëve u nevojiten dokumente të vlefshme personale, dhe apelon që institucionet kompetente të gjejnë mënyrë për tejkalimin e këtij problemi. Për respektimin e vazhdueshëm të të drejtave të garantuara nga kushtetuta dhe ligjet, potencon Avokati i popullit, nevojiten institucione të fuqishme me kapacitete të mëdha, ndërsa situata e tanishme me vazhdimin e dokumenteve personale, nuk shkon në këtë drejtim.

Be the first to comment on "Avokati i Popullit kërkon zgjidhje të përkohshme për letërnjoftimet e skaduara"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*