ASH-AAA: Qeveria liron nga pagesa rrugore shtetasit sërb, diskriminon fqinjët tjerë dhe qytetarët e vetë

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave!

Qeveria SDSM-BDI ka sjellë dje një vendim skandaloz i cili diskriminon jo vetëm qytetarët e vendeve fqinje, por edhe qytetarët e vetë duke favorizuar vetëm një shtet fqinje. Me vendimin për të ndarë 200.000 vauçerë për lirimin nga pagesa rrugore për turistët nga Serbia, Qeveria diskriminon të gjithë fqinjët e tjerë nga të cilët vendi poashtu ka pasur përfitime, bashkëpunim dhe raporte të mira fqinjësore. Për këta vauçerë Ministria e Financave do të shpenzojë gati 3 milion euro, para të taksapaguesve vendor, të cilët duhet të paguajnë tani çmimin e lëmoshës nga Serbia që erdhi si pasojë e paaftësisë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të siguruar vaksina kundër KOVID19.

Nga ana tjetër, banorë të fshatrave për rreth autostradave detyrohen për çdo ditë të paguajnë pagesën rrugore për distanca të shkurtra gjatë lidhjes me qytetin.

I bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të ndryshojë vendimin:

Në rradhë të parë duhet të gjendet zgjidhje e përhershme për banorët lokal që paguajnë edhe pse nuk shfrytëzojnë autostradat. Ndërkaq, gjatë sezonit turistik, nga pagesa rrugore të lirohen shtetasit e të gjitha vendeve fqinje, nëse destinacion kanë qendrat turistike në vend, por jo edhe ata që vetëm tranzitojnë për të shkuar në vende të treta.

Me respekt,

KOALICIONI ALEANCA PËR SHQIPTARËT & ALTERNATIVA

Be the first to comment on "ASH-AAA: Qeveria liron nga pagesa rrugore shtetasit sërb, diskriminon fqinjët tjerë dhe qytetarët e vetë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*