Arbana Osmani zbulon detajet rreth Big Brother VIP / Çmimi për fituesin “çmenduri”

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë ‘Big Brother Vip’ se shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Moderatorja Arbana Osmani ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Instagram’, se është ajo e cila do të prezantojë formatin e ri të ‘Big Brother Vip’ në muajin tetor. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ teksa ka dhënë disa detaje përsa i përket programit. Ajo ka treguar se “reality show” do të nisë në tetor në “Top Channel” dhe “Digitalb”, do të transmetohet 24 orë live në dy kanale ne Digitalb, ndërsa përmbledhja ditore do të transmetohet çdo ditë në Top Channel. Përsa i përket çmimit të madh në Big Brother Vip, Arbana ka treguar se do të jetë 100 000 Euro.

E pyetur nëse do të ketë banorë nga Për’puthen, moderatorja ka preferuar që të mos japë detaje derisa të nisë spektakli. Big Brother i kthen njerëzit e zakonshëm ne te jashtëzakonshëm. Kurse ne Big Brother VIP njerëzit e famshëm kthehen ne te zakonshëm. A e keni menduar ndonjëherë se cfare ndodh ne mendjen e nje VIP-i? A janë ata vërtet si gjithë te tjerët. Ju mund ta zbuloni kete tani sepse Big Brother VIP i nxjerr te pasurit e te famshmit nga shtepia e tyre e rehatshme dhe i fut ne shtepine me te famshme ne bote – Shtepine e Big Brother. Personazhe VIP do te përjetojnë përvojën e vërtetë. Te izo1uar nga bota jashtë, ata do te jene te ekspozuar para syve kurioze te shqiptareve 24 ore ne 24 ore ne 7 dite te javës. Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!/TCH/

Be the first to comment on "Arbana Osmani zbulon detajet rreth Big Brother VIP / Çmimi për fituesin “çmenduri”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*