Arbana Osmani në super formë, tregon linjat dhe dashurinë për akulloren (FOTO)

Arbana Osmani është padyshim ikona e ekranit shqiptar, me një karierë të bujshme dhe shumë projekte të realizuara në kaq shumë vite në media. Kariera e saj, të paktën ajo që dihet ka filluar dhe po vazhdon ende në Top Media, fillimisht në Top Albania Radio e më pas në Top Channel. Ajo është 38 vjeçe, por në një superformë trupore. Kjo shihet edhe nga fotot e fundit që i ka shpërndarë vetë ajo në rrjetin social Instagram, përcjell in7.

Në vitin 2002, Arbana prezanton se bashku me Ermal Mamaqin, Eno Popin dhe Drini Zeqon, Select në Top Channel, një program muzikor i përditshëm ku ajo do të qëndronte deri në vitin 2004. Në 2004 ajo prezanton se bashku me Evis Mulën e më vonë Alban Dudushin edicionin e parë të festivalit muzikor Top Fest. Në prezantimin e këtij festivali ajo vazhdon te qëndroje deri në përfundim te edicionit te katërt, ku skenën e ndan me Ledion Liçon. Nga viti 2005 deri në vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World. Nga viti 2005-2007 ajo prezanton së bashku me Alban Dudushin të premtet muzikore në Top Show, duke intervistuar artistë, muzikantë të njohur të skenës Shqiptare.

Në vitin 2008 Arbanës i besohet drejtimi i Reality Show Big Brother, me audience maksimale, program të cilin ajo vazhdon ta moderoje edhe momentalisht. Në shtator te 2008, së bashku me Adi Krastën dhe Xhemi Shehun ajo drejton E Diell, programin maratonë të së dielës ku ajo qëndron vetëm për një sezon. Në shtator 2009 ajo prezanton për një sezon te vetëm 4 mujor programin gazetaresk te përditshëm Pasdite në Top Channel. Në tetor 2011 ajo drejton “1001 pse”, formatin televiziv te suksesshëm te Endemol, ku protagonistë janë fëmijët, sërisht me audience maksimale.

Pas një viti larg kamerave, ajo u kthye në televizion, në vitin 2015 me shfaqjen e re Në 1 Javë. Kjo shfaqje zgjati nga nëntori deri në janar. Nga 29 tetor 2016 ajo prezanton shfaqjen e re “Dua Të Të Bëj Të Lumtur” në Top Channel.





Be the first to comment on "Arbana Osmani në super formë, tregon linjat dhe dashurinë për akulloren (FOTO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*