Arbana Osmani, Luana Vjollca apo Bora Zemani, kush do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP?

Shumë shpejtë në ekranet tona televizive do të jetë formati i famshëm “Big Brother VIP”, dhe të gjithë janë kuriozë për personazhin që do e moderojë.

Njëri ndër emrat e përmendur është Bora Zemani.

Derisa ajo ishte e ftuar në një intervistë në ‘Prive’, ka mohuar se do të prezantojë këtë reality show, sepse dëshiron të vazhdojë me “Për’puthen”.

Ajo ka folur për eksperiencën e saj brenda programit që e cilësoi si njërën prej më të mirave.

Ndërsa, sa i përket jetës private, bukuroshja zeshkane tha se nuk do të flasë asgjë dhe që “do e qepë gojën përfundimisht”.

Në fund, Bora shtoi se do t’i rikthehet vetes dhe do t’i përkushtohet punës së saj në ekranin televiziv. /Insajderi.com

Be the first to comment on "Arbana Osmani, Luana Vjollca apo Bora Zemani, kush do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*