Anxhela Peristeri i mbuloi vetë shpenzimet në “Eurovision”

Anxhela kreu vet shpenzimet e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision”.

Të shtunën (22 maj) u mbajt finalja e festivalit “Eurovision” në Roterdam.

Këngëtarja Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë këtë vit, por fatkqësisht ajo u rendit e 22-ta në listën e shteteve.

Artistja është komplimentuar për paraqitjen në skenë dhe kreu me sukses të gjitha performancat që kishte edhe në prova dhe natën finale.

Së fundi, Olti Curri, i cili ishte tekstshkruesi i këngës “Karma”, ishte i ftuar në “TempOra”, ku tregoi se këngëtarja mbuloi vet shpenzimet e “Eurovisionit”.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Curri.

Be the first to comment on "Anxhela Peristeri i mbuloi vetë shpenzimet në “Eurovision”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*