Amerika mbyll kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë, por cila është arsyeja

Kufijtë e SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën do të mbyllen deri më 21 korrik. Kufijtë tokësorë të SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën do të qëndrojnë të mbyllur për udhëtime të panevojshme deri të paktën më 21 korrik, kumtoi Ministria për Siguri të Brendshme e SHBA-së. Zgjatja 30 ditore erdhi pasi Kanadaja të premten publikoi zgjatjen e vet, e cila duhej të skadonte të hënën dhe është në fuqi nga marsi 2020, për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Javën e kaluar, qeveria e SHBA-së mbajti takime me grupe të punës me Kanadanë dhe Meksikën. Në kumtesën e Ministrisë amerikane për Siguri të Brendshme theksohet se është vërejtur zhvillim pozitiv në javët e fundit dhe kanë marrë pjesë me agjenci të tjera amerikane në grupe pune ekspertësh në Shtëpinë e Bardhë, me Kanadanë dhe Meksikën për të përcaktuar kushte nën të cilat kufizimet mund të relaksohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Be the first to comment on "Amerika mbyll kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë, por cila është arsyeja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*