Ali Ahmeti i quan diletantë punëtorët e Gostivarit, Bogovinës e Vrapçishtit

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur tubim qendror në Studeni[an. Të pranishmive ju janë drejtuar disa funksionarë partiakë, ndërsa fjalën përmbyllëse e ka patur kryetari i BDl, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai është ndalur tek agjenda e gjelbër me të cilën partia garon në këto zgjedhje. Ahmeti nuk ka lënë pa përmendur as komunat me të cilat udhëheq opozita shqiptare. Ai ka bërë kontrast mes mes kryetarëve të komunave ku udhëheq BDI, të cilat sipas tij kanë pas vete një gardë ekspertësh e shkencëtarësh, ndërsa më tej ka vijuar duke thënë se në komunat e udhëhequra nga opozita ka vetëm di1etantë pa asnjë ditë përvojë në qeverisje.

Be the first to comment on "Ali Ahmeti i quan diletantë punëtorët e Gostivarit, Bogovinës e Vrapçishtit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*