A1armi në shkollat e mesme të Strugës, shqiptarët humbin terrenin / Nxënësit nga Labunishti regjistrohen në gjuhë maqedonase

Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit ku nga viti në vit shihet një tendencë e zvogëlimit të numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor, sidomos të atyre shqiptarë.

Strugalajm.com mëson se edhe sivjet vazhdon tendenca e zvogëlimit të numrit të nxënësve. Kështu në afatet e deritanishme të regjistrimit në shkollën “Niko Nestor” kanë aplikaur 208 nxënës në gjuhën maqedonase dhe 176 në atë shqipe. Jozyrtarisht, mësojmë se balancën e kanë përmbysur nxënësit e Labunishtit të cilët në pjesën më të madhe janë regjistruar në gjuhën maqedonase, pavarësisht që arsimin fillor një pjesë e kanë ndjekur në gjuhën shqipe. Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugë me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore.

Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë se kanë lojtur të ashtuqojturat “martesa me letra”, praktik nepërmjet së cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku kriuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shumë nxënës me origjinë nga Struga të etnisë shqipatare ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës. Në komunën e Strugës funksionojnë njëmbëdhjet shkolla fillore qëndrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjetë e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënësve me këto ritme mund të ndikojë që në të ardhmen shumë prej tyre ггezikojnë të mbyllen.

Be the first to comment on "A1armi në shkollat e mesme të Strugës, shqiptarët humbin terrenin / Nxënësit nga Labunishti regjistrohen në gjuhë maqedonase"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*