Aks¡dentohet Fatime Fetai, dërgohet në spital

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Fushë Topanë të Shkupit është aks¡dentuar ish prokurorja speciale, Fatime Fetai, shkruan in7. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit për në rrugën Xhon Kenedi mes një veture të tipit Polo dhe një Seat Ibiza. Sipas burimeve nga terreni aksidenti nuk ka qënë i rëndë, ka pasur dëme materiale dhe 1ëndime të lehta tek vozitësit.

Siç mëson in7, Prokurorja Fetai është dërguar për kontroll në spital me një veturë private, ndërsa gjendja e saj nuk duket të ketë qënë serioze. Policia ka dalur në vendngjarje dhe ka kryer procedurat e nevojshme. Gjatë ditës së sotme pritet të jepen detajet zyrtare të ngjarjes nga ana e Ministrisë për Punë të Brendshme./in7.tv

Be the first to comment on "Aks¡dentohet Fatime Fetai, dërgohet në spital"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*