A mund të ndodhë kjo? – Antonela dhe Mevlani …

Ata kishin raporte të mira mes veti. Në fillim dukej se Antonela dhe Mevlani mund të jenë çifti më i përfolur i emisionit Për’puthen. Por situata mori kahje tjetër. Mevlani krijoi afërsi dhe një lidhje me Ledjanën, ndërsa Antonela u bashkua me Atdheun. Të dy krijuan dhe treguan personalitet të veçantë në gjithë edicionin e Për’puthen. Sot kur ky emision po përfundon, Antonela largohet si beqare, ndërsa Mevlani edhe pse u duk se do të dalë çift me Ledjanën, ribashkimi i tyre nuk zgjati shumë. Sot të dy janë beqarë, përcjell in7.

Në puntatën e fundit të emisionit që u karakterizua me “rrjedhje lotësh”, Antonela u pyet nga Bora Zemani për pengun që i kishte ngelur nga gjithë kjo periudhë në Për’puthen dhe për diçka që do të donte ta rikthente sërish. Dhe, besoni ose jo, pengu më i madh i Antonelës ishte Mevlani. Mes lotësh, Antonela nuk mund të fliste, por veç pohoi atë që i thanë të tjerët. Në pyetjet se Bora Zemanit, Antonela ishte e pafuqishme të përgjigjet, por vërtetoi shkurtimisht të gjitha aludimet e saj.

Pra, Antonela do të donte që të kishte një mundësi të dyte me Mevlanin dhe pse jo, nga ky emision të dilte çift me të. Por tani që të dy janë jashtë dhe për më tepër të lirë, ku i dihet. Ndoshta fati do i bëjë bashkë tani ata të dy, afërsia e dikurshme e të cillëve ishte harruar fare./in7.tv/

Be the first to comment on "A mund të ndodhë kjo? – Antonela dhe Mevlani …"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*