A mund të jetë e vertetë? / Ledjana adhurohet nga një tjetër konkurent i Përputhen, por edhe ajo…

Ledjana Prenga, shumë e dashur për publikun shqiptar, ka qënë temë thashethemesh dhe lajmesh të ndryshme gjatë dhe pas kohës që ishte pjesë e emisionit Për’puthen. E lidhur për një kohë me konkurentin tjetër, Mevlan Shaba, shumëkush filloi t’i shihte si çift i përsosur, por jo. Ata u ndanë sapo dolën nga emisioni.

Tani secili prej tyre kanë vazhduar rrugëtimin në drejtime të kundërta. Ledjana është përqëndruar shumë në kujdesin për trupin dhe linjat e formësuara, prej të cilave u bë edhe më e dashur për publikun, përcjell in7.

Së fundmi në në Instagram, Ledjana ka zhvilluar një komunikim me ndjekësit, duke i pyetur ato se çka ju përlqen më shumë e çka jo tek Ledjana. Komentet kanë qënë të shumta, kryesisht pozitive. Por njëri nga komentuesit ka shkaktuar huti tek fansat. Bëhet fjalë për Princin, një tjetër ish konkurent i Për’puthen.

Princi i ka bërë komplimente Ledjanës, për mënyrën se si ajo i ul sytë kur i përshëndet njerëzit. Këtë, Princi e quan “adorable”, pra për t’u admiruar. E Ledjana nuk e ka lënë pa përgjigje, duke e komplimentuar, si njeri shumë pozitiv. Duke qënë se zyrtarisht është beqare, fansat po mundohen me çdo kusht ta shohin Ledjanën bashkë me dikë. Edhe ky koment i Princit nuk ështê lënë pa komentuar./in7.tv/

Be the first to comment on "A mund të jetë e vertetë? / Ledjana adhurohet nga një tjetër konkurent i Përputhen, por edhe ajo…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*