A e dinit se deputetja Matoshi ka një vajzë 21 vjeçare? – Sot i kërkoi falje dhe mallëngjeu rrjetin

“Falëm që t’kom trajtu ma shumë si shoqe e motër se si bijë”, Adriana emocionon me urimin për vajzën. Adriana Matoshi ka emocionuar me urimin për të bijën, në 21 vjetorin e lindjes së saj. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, postoi një fotografi të Kaonës në Instagram, poshtë të cilës shkroi vargjet më të bukura që një nënë mund t’ia thotë vajzës, njofton Klan Kosova.

“E lumtun dhe shumë krenare jom me ty Kaonë!
Jemi rritë bashkë e sfidat e jetës i kemi përjetu bashkë! Falëm që t’kom trajtu ma shumë si shoqe e motër se si bijë. N’dhimtë e mija ma të mdhaja je kon ti ajo që ke ditë me m’shty e me mi çelë sytë e me m’bo ma t’fortë me i përballu dallgët që jeta mi ka qitë përpara! Sot edhe pak orë tash e 21 vjet i kom pasë dhimbjet ma të mdhaja e ma të omla n’jetë. Sot e 21 vjet m’ke bo gruan ma t’lumtun n’botë. E gëzofsh ditëlindjen drita jem e omël e çdo hap i jetës tane koftë bekim e harmoni! Hap që qet ti u boftë kopsht me lule o dritë e t’paça përgjithmonë të lumtun!”, ka shkruar Matoshi.


Be the first to comment on "A e dinit se deputetja Matoshi ka një vajzë 21 vjeçare? – Sot i kërkoi falje dhe mallëngjeu rrjetin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*