A duhet doza e tretë e vaksinës? – Deklarohet më në fund OBSH-ja

ne

ne

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nuk është e qartë nëse duhet doza e tretë e vaksinës kundër Kovid-19 për ruajtjen e mbrojtjes nga koronavirusi, informon Guardian. Në një deklaratë dërguar CNN, Pfizer/BioNTech njoftoi se imuniteti i njerëzve ka filluar të dobësohet gjashtë muaj pasi ishin vaksinuar. Pfizer/BioNTech dje njoftuan se planifikojnë të kërkojnë nga rregullatorët amerikanë dhe evropianë që të miratojnë rivaksinim me dozën e tretë, në bazë të dëshmive për ггezik të rritur nga infeksioni gjashtë muaj pas vaksinimit dhe për shkak të përhapjes së variantit shumë infektues delta, i cili së pari ishte identifikuar në Indi.

“Nuk e dimë nëse do të nevojiten vaksina përforcuese që të ruhet mbrojtja nga Kovid-19 derisa nuk grumbullohen më shumë të dhëna, por këtë çështje e zgjidhin hulumtuesit”, njoftoi OBSH si përgjigje në pyetjen e Reuters.

Drejtori i Departamentit për Hulumtim dhe Zhvillim të Pfizer, Mikael Dolston deklaroi se të dhënat fillestare nga studimet e kompanisë tregojnë se doza e tretë përforcuese ka gjeneruar nivele të antitrupave të cilët ishin pesë deri dhjetë herë më të mëdha se sa pas dozës së dytë, që sugjeron se doza e tretë do të ofrojë mbrojtje premtuese. Mungesa e të dhënave afatgjate, siç zakonisht ndodh me vaksinat, është shkaku pse Pfizer madje tani mëson për këto probleme me vaksinën e tyre në dy doza. Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) në deklaratën e përbashkët e hodhën poshtë deklaratën e Pfizer dhe theksuan se amerikanëve të cilët janë vaksinuar plotësisht, nuk iu duhet përforcues.

Be the first to comment on "A duhet doza e tretë e vaksinës? – Deklarohet më në fund OBSH-ja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*