A do ta blejë Amerika Grenlandën? – Sekretari Blinken jep informatat e fundit

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Entoni Blinken konfirmoi dje se SHBA-ja nuk dëshironin të blinin Grenlandën pasi ideja u paraqit nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së Donald Tramp dy vjet më parë, duke shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike me Danimarkën. I ulur në një konferencë shtypi në Kangerlshuak, në Grenlandë, pranë ministrit danez të Punëve të Jashtme Jepe Kofod dhe kryeministrit të Grenlandës Mute Egede dhe ministrit të Punëve të Jashtme Pele Broberg. Sekretari Blinken u tha gazetarëve se ishte “e vërtetë” që SHBA-ja nuk po përpiqeshin ta blinin atë territor autonom danez.

Blinken e vizitoi Grenlandën pasi mori pjesë në Këshillin e Arktikut në Islandë, duke thënë se ishte sinjal i dëshirës së Uashingtonit për të forcuar lidhjet me “partnerët e Arktikut, Grenlandën dhe Danimarkën”. Trampi dhe një nga këshilltarët e tij ekonomikë në vitin 2019 konfirmuan se në vitin 2019, ish-presidenti i SHBA-së diskutoi mundësinë e blerjes së Grenlandës, ishullit më të madh në botë.

Be the first to comment on "A do ta blejë Amerika Grenlandën? – Sekretari Blinken jep informatat e fundit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*