Veturat të 2020-ës, Ambulancat dhe zjarrfikësit të 1960-ës!

Hasim Memishi SOPI

Kur flitet për përgjegjësitë e politikanëve shqiptarë gjithandej, më së miri e tregojnë veturat zyrtare të tyre, të cilat janë të modelit të fundit! Se sa kujdesen ata për popullin më së miri e tregojnë ambulancat, zjarrfikësit dhe kamionat e mbeturinave, të cilëve ju kullon “lëngu aromatik” që “aromatizon” pastaj gjithë qytetin!

Zjarrfikësit me mjete nga koha e shokut Tito, kurse ambulancat ose të falura nga ndonjë shtet mik, ose të vjetra mbi 40 vjet! A s’ju vjen turp kur ecni rrugës me veturat e modelit të fundit, të blera me paratë e qytetarëve, dhe në rrugë takoni ndonjë kamion “aromatizues”…nejse ju nuk i shihni nga xhamat e zi, por erën a ua dëgjoni? Aa m’falni se nga parfumat e blerë nga koггupsioni, nuk arrini dot as erën ta nuhasni!

Viti 2021 ju ende na flisni për kanalizime, ujësjellës, bekatona, trotuare… Kur do të dëgjoj ndonjë politikan që ka shitur veturën zyrtare dhe ka blerë një kamion të ri për mbeturina, atëherë do të mund të flisni për moral, deri atëherë tung e keni!

Be the first to comment on "Veturat të 2020-ës, Ambulancat dhe zjarrfikësit të 1960-ës!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*