​Fituesi i Europa Ligës u vendos me penallti, Villarreal shkruan histori

Gerard Moreno shënoi penalltinë e parë për Villarreal, derisa nuk dështoi as Juan Mata nga Manchester United, njfton lajmi.net.

Më pas, Raba ishte i suksesshëm nga pika e bardhë, e të njëjtën gjë e bëri edhe A. Telles.

Edhe pse de Gea preku topin e goditur nga Paco Alcacer, në fund ai përfundoi në portë.

Specialisti i penalltive, Bruno Fernandez, nuk dështoi nga penalltia.

Në serinë e katërt, Alberto Moreno rezultoi i saktë njësoj sikurse edhe Marcus Rashford, i cili humbi një rast shumë të mirë në këtë ndeshje.

Përgjegjësinë për penalltinë e pestë në këtë finale për Villarreal e mori Dani Parejo, ku u tregua shumë i suksesshëm.

Në anën tjetër, për Man Utd shënoi edhe Edinson Cavani nga penalltia.

Seria e penalltive vazhdoi akoma, ku Moi Gomez konkretizoi penalltinë për klubin, sikurse bëri edhe Fred për Man Utd.

Saktësia e lojtarëve të “Nëndetësës së Verdhë”, vazhdoi pasi Raul Albiol shënoi nga 11 metërshi, e madje nuk gaboi as Daniel James për “Djajtë e Kuq”.

Edhe Francis Coquelin u tregua i saktë nga pika e bardhë, sikurse bëri edhe Luke Shaw.

Mario Gaspar nuk dështoi në penalltinë e 9-të, e as Taunzebe për Man Utd.

Në penalltinë e 10-të, Pau Torres la gjithça për portierin, siç bëri edhe Victor Lindelof.

Rulli nuk dështoi të shënonte, mirëpo de Gea po dhe kësisoj Villarreal fituan trofeun e parë të Ligës së Evropës në histori të klubit./Lajmi.net/

Be the first to comment on "​Fituesi i Europa Ligës u vendos me penallti, Villarreal shkruan histori"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*